TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 19:06

Roki pritet t’i shmanget akuzave pas skandalit me arbitrat, norma që mund “ta shpëtojë” ish-dizenjatorin e ‘xhaketave të zeza’

Shkruar nga Pamfleti

Roki pritet t’i shmanget akuzave pas skandalit me arbitrat, norma që

Xhanluka Roki mund të gjejë një rrugëdalje nga akuzat për ndërhyrje në vendimmarrjen e dhomës VAR, falë një dispozite të parashikuar në rregullore. Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, kjo normë rezulton të jetë përfshirë pas një përkthimi nga gjuha angleze, realizuar nga sektori teknik i Shoqatës Italiane të Arbitrave (AIA).

Dokumenti i njohur si “Manuali VAR/Arbitër” është pjesë e materialeve që përdoren nga arbitrat që operojnë në sallat VAR në Lissone dhe zonat përreth. Në seksionin e tretë të këtij manuali përfshihet një paragraf që përcakton rolin e vëzhguesit të VAR-it, ose më gjerësisht, të supervizorit.

Ky rol është ushtruar gjatë sezonit nën hetim si nga Andrea Gervasoni, ashtu edhe nga vetë Roki. Një element kyç i këtij paragrafi është mundësia e ndërhyrjes në situata të jashtëzakonshme, konkretisht kur ekziston rreziku i zbatimit të gabuar të protokollit VAR.

Në praktikë, sinjalet e njohura si “trokitje” apo forma të tjera komunikimi drejt arbitrave në dhomën VAR mund të konsiderohen të lejueshme, nëse ato ndodhin në kushte të tilla të jashtëzakonshme dhe synojnë shmangien e gabimeve të rënda.

Kjo dispozitë shihet si një element kyç në mbrojtjen e mundshme të Rokit, duke ofruar një bazë rregullatore mbi të cilën ai mund të argumentojë veprimet e tij.

xhanluka roki ish-dizenjatori i arbitrave

Lini një Përgjigje