
Kristjan Asllani do të vazhdojë karrierën te Torino, por ende nuk është prezantuar te skuadra e Serisë A. Pavarësisht se vizitat mjekësore dhe marrëveshja mes palëve është arritur, mungon vetëm zyrtarizimi.
A po e pengon Interi zyrtarizimin e tij? Rikujtojmë që të hënën zikaltërit do të përballen me klubin “granata” dhe pritej që mesfushori i Kombëtares të debuton kundër ish-ekipit të tij. Por kjo mundësi duket e largët duke pasur parasysh mungesën e formalizimit të dokumenteve midis dy klubeve.
Sipas “Toro Zone”, do të jetë e nevojshme të presim edhe disa orë për konfirmimin përfundimtar zyrtar.
Kjo do të rezultonte debutimi ideal për elbasanasin, “hakmarrje” ndaj skuadrës së Kristian Kivu. Me skuadrën nga Milano, 23-vjeçari numëron 99 ndeshje, e përkthyer me 4 gola dhe 5 asiste në segmentin e 3.800 minutave aktive në fushën e blertë.
Lini një Përgjigje