
Bolonja po përgatitet për të gjetur zëvendësuesin e Xhoshua Zirkzi. Sulmuesi holandez është i destinuar për t’u larguar, me Milanin, Arsenalin, Interin dhe Juventusin në garë për shërbimet e tij.
Në krahun tjetër, skuadra e drejtuar nga Tiago Mota, me paratë që do të fitojë nga shitja e Zirkzi pretendon të gjejë një zëvendësues që i garanton gola.
Një ndër të preferuarit e klubit emilian është edhe sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani. Bomberi i përfaqësueses së Kosovës po kalon një sezon mjaft të mirë me Rapidin e Bukureshtit të Rumani, duke marrë vëmendjen e disa klubeve europiane.
Në këtë sezon, sulmuesi 23-vjeçar ka zhvilluar 29 ndeshje, në të cilat ka shënuar plot 19 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë. Statistika këto që i kanë tërhequr vëmendjen skuadrës që do të prekë grupet e UEFA Champions League, pas 60-vitesh.

Lini një Përgjigje