
Interi vazhdon “agjërimin” në Serinë A. Pas 3 humbjesh dhe një barazimi, zikaltërit e drejtuar nga Simone Inzagi u mposhtën 0-1 në “San Siro” nga Monza.
Titullar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani, futbollisti shqiptar qendroi 70 minuta në fushë. Ekipi nga Milano pati raste për të zgjidhur ndeshjen, por vuajti shumë në zonën pranë portierit.
Mysafirët ia dolën të befasonin në minutën e 78. Kaldirola goditi saktë me kokë, pas një krosimi nga këndorja i Çiurria.
Interi mbetet në kuotën e 51 pikëve në vendin e 5 dhe rrezikon pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Monza e mesit të tabelës është e qetë sa i përket misionit mbijetesë.
Lini një Përgjigje