
Ëndrra e tripletës sezonale për Interin u shuajt të mërkurën në mbrëmje. Humbja e thellë 3-0 në “San Siro” ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, mbylli përfundimisht rrugëtimin e zikaltërve drejt tripletës.
Skuadra zikaltër mbetet ende fuqishëm në garë për “scudetto” dhe Champions League, me Botërorin e Klubeve në horizont, por Inzaghi e dëshironte veçanërisht Kupën e Italisë.
Në fund të ndeshjes, pas golit të tretë të skuadrës së Conceicaos, të shënuar nga Reijnders, kamerat kapën trajnerin zikaltër duke shpërthyer ndaj gjyqtarit të katërt, Aureliano.
Inzaghi ishte i irrituar me vendimin për të akorduar minuta shtesë në një ndeshje që ishte praktikisht e mbyllur. Trajneri i zëmëruar i bërtet Aurelianos: “Nuk dua shtesë, a dëgjon?! Mos më merrni për budalla, a dëgjon?! Mos tall b*thën! Nuk dua! Nuk dua!”
Një nga ndihmësit e tij ndërhyn për ta qetësuar, edhe vetë gjyqtari i katërt përpiqet ta zbusë situatën. Ndeshja përfundoi pa minuta shtesë, por përpara se të largohej për në dhomat e zhveshjes dhe ta linte pas humbjen, Inzaghi shkoi të debatonte me arbitrin kryesor Doveri, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë. Videoja e shpërthimit ndaj Aurelianos u përhap me shpejtësi në rrjet dhe u bë “virale” në pak orë.
Tani Interi e ka të gjithë vëmendjen te ndeshja e shtyrë për të dielën ndaj Romës së Ranierit në “San Siro” dhe më pas, të mërkurën, e pret një përballje vendimtare në transfertë ndaj Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Champions League.
Gnooo si passano la palla sul 3-0 non ci prendete per il culo non voglio il recupero gnooo #inzaghi #demone #InterMilan pic.twitter.com/jN2Jh4gUw8
— Ste_87 (@ste_baraldi) April 23, 2025
Lini një Përgjigje