
Milani është finalisti i Kupës së Italisë. ‘Djajtë e Kuq’ arritën të mposhtin pastër Interin, duke hedhur një hap të rëndësishëm pas disfatës në Champions dhe situatës jo të mirë në Seria A.
Ndeshja e parë u mbyll 1-1, por Milani arriti të shënojë 3 herë duke siguruar në këtë mënyrë kalimin në fazën finale.
Derbi u zhbllokua në minutën e 36’. Luka Joviç kaloi në avantazh kuqezinjtë. Serbi goditi saktë me kokë brenda zonës, pas asistit të Himenez. Me nisjen e pjesë së dytë, Joviç shënon sërish. Pas harkimit nga këndi, sulmuesi serb përfiton në zonë, duke tundur rrjetën.
Goli i tretë erdhi në minutën e 85’. Rafael Leao i pasoi Tijjani Reijnders, i cili gjuajti nga afër në këndin e poshtëm të djathtë, duke mposhtur portierin.
Lini një Përgjigje