TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 18:42

Java e parë e Bundesligës dhuroi rezultate interesante, mesfushori që po refuzon Shqipërinë dhe Kosovën realizon supergol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Java e parë e Bundesligës dhuroi rezultate interesante, mesfushori

Ndeshjet e pasdites së sotme në Bundesligë kanë dhuruar disa përballje e rezultate shumë interesante.

Bie në sy sidomos Bajer Leverkuseni i drejtuar nga Çabi Alonso, i cili tashmë ka në radhët e tij edhe Granit Xhakën. Skuadra në fjalë mundi pretendentët për titull të Lajpcigut me shifrat 3-2, duke bërë të qartë se ka synime për të shkuar këtë vit të paktën në zonën Champions.

Ndërkaq, ndeshja më e luftuar e javës ka qenë ajo mes Augsburgut dhe Borusia Mynshengladbah, e cila u mbyll me shifrat 4-4. Rrugën e rrjetës në këtë sfidë e gjeti edhe Elvis Rexhbecaj, mesfushori 25-vjeçar i lindur në Prizren i cili ka refuzuar deri më tani çdo lloj tentative për ta afruar në Kombëtare nga Shqipëria apo Kosova.

augsburg borusia myshengladbah bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje