TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2025, 20:03

Kaos dhe paradoks me klubin historik francez, Lioni bie në Ligën 2 por do të luajë në Ligën e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Kaos dhe paradoks me klubin historik francez, Lioni bie në Ligën 2 por

Situata te Lioni është kthyer në një kaos të vërtetë dhe gjithçka që po ndodh me klubin historik francez duket si një paradoks sportiv dhe financiar.

Pavarësisht se u rendit në vendin e gjashtë në Ligën 1, duke siguruar kështu një vend në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, Lioni ka zyrtarisht në Ligën 2 për shkak të shkeljeve të rënda financiare.

Federata Franceze e Futbollit ka refuzuar planin e ristrukturimit të paraqitur nga pronari Xhon Tekstor, i cili nuk arriti të bindë autoritetet për një menaxhim të qendrueshëm ekonomik.

Megjithatë, ndërsa klubi është në pritje të apelimit të vendimit, ka dalë në dritë një tjetër zhvillim befasues: UEFA i ka dhënë dritën jeshile Lionit për të marrë pjesë në Ligën e Europës, për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të “Footmercato”, bisedimet mes klubit dhe UEFA-s kanë qenë konstruktive dhe një injektim kapitali prej 35 milionë eurosh brenda datës 15 korrik do të mjaftojë për të përmbushur kriteret e licencimit europian.

Ky zhvillim krijon një situatë absurde, ku një ekip i rënë nga elita kombëtare do të përfaqësojë Francën në një kompeticion kontinental. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të mund ta përballojë Lioni këtë garë ndërkombëtare, me burime të kufizuara dhe me shumë të panjohura rreth formacionit që do të ketë në dispozicion.

Një tjetër pikëpyetje e madhe është edhe e ardhmja e trajnerit Paulo Fonseka, i cili mori drejtimin e skuadrës në shkurt. Në këtë klimë pasigurie, edhe ai mund të rishqyrtojë pozicionin e tij.

Një skenar që sfidon logjikën, ku një klub që bie nga kategoria, për arsye ekonomike, vazhdon të luajë në një nga garat më të rëndësishme të futbollit europian.

 

olimpik lion skuadra franceze

Lini një Përgjigje