TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2025, 18:12

Taulant Xhaka prezantohet te skuadra shqiptare, mesfushori 34-vjeçar i surprizon të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Xhaka prezantohet te skuadra shqiptare, mesfushori 34-vjeçar i

Taulant Xhaka ka surprizuar me të ardhmen, pas njoftimit të ndërprjes së bashkëpunimit me Bazelin, teksa së fundmi është prezantuar te skuadra shqiptare Dardania Bazel, që militon në ligën e katërt të Zvicrës. 

34-vjeçari do të jetë trajner-lojtar në skuadrën që administrohet nga shqiptarët. Lajmi për tranisferimin e Xhakës, është konfirmuar edhe nga vetë klubi i Dardania Bazel në rrjetet sociale, teksa ndihmës trajner do të jetë Argjent Trukaj. Duket se prania e Xhakës në skuadër nuk është vetëm një forcim për ekipin, por edhe një nder për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër. 

Njoftimi i klubit:

Lajm!

Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania

Mirë se vjen, Legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.

Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.

Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!

Me Respekt

FC Dardania Basel

taulant xhaka mesfushori shqiptar dardania bazel

Lini një Përgjigje