TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2023, 16:09

Kaos në derbin grek/ Tifozët sulmojnë lojtarët e AEK-ut, presidenti i Olimpiakos-it godet gjyqtarin italian

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në derbin grek/ Tifozët sulmojnë lojtarët e AEK-ut,

Derbi në Super ligën greke mes Olimpiakosit dhe AEK-ut të Athinës u la në hije nga një sulm që ndodhi brenda në fushë. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas të Olimpiakos u turrën drejt fushës duke hedhur bomba tymuese dhe shashka. Ata u larguan nga policia, ndërsa lojtarët dhe zyrtarët e AEK-ut u futën në dhomën e zhveshjes.

Skandal bëri edhe presidenti i Olympiakosit, Evangelos Marinakis i cili hyri në fushë dhe sulmoi verbalisht arbitrin.

Mashtruesit kanë treguar se nuk kanë të ndalur”, u ankua pronari i klubit. “E gjithë Greqia është e neveritur”, ka shtuar i nervozuar ai.

Përveç kësaj, Olympiakosi lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se Federata Greke e Futbollit dhe qeveria po e vrasin futbollin. Klubi më i madh në vend akuzon federatën për manipulim të kampionatit.

Pas kësaj fitoreje me rezultat 1-3, AEK-u ka pikë të barabarta me Panathinaikos, kurse Olympiakosi është tashmë nëntë pikë prapa dyshes së parë. Gjithashtu, edhe arbitri italian, Masa, ka treguar për këtë situatë të vështirë.

E kam vonuar me 1 minutë fillimin e pjesës së dytë sepse ekipi vizitor ka hyrë me vonesë në fushë. Në minutën e 57′ e kam ndërprerë lojën sepse nuk ka pasur dukshmëri për kamerat VAR për shkak të tymit dhe pas 3 minutash ndeshja rifilloi normalisht. Në minutën e 90-të gjyqtari i 4-të tregoi 7 minuta kohë shtesë, por pas golit të tretë të skuadrës mysafire, disa objekte (shishe uji) u hodhën nga tribuna duke penguar. Në minutën 90+6 vendosa ta mbyll ndeshjen, pasi kuptova se tifozët vendas mund të futeshin në fushë. Tifozët e vendasve hynë në fushë dhe u nisëm drejt në tunel. Aty kishte shumë njerëz dhe ndjeva një goditje tek organi gjenital, por nuk e dallova fajtorin”, përfundoi ai

kaos derbi grek sulmohet arbitri

Lini një Përgjigje