Sport 1 Prill 2023, 16:34

Karlo Ançeloti pranon publikisht ofertën e “Seleçaos”: Po, Brazili më ka kërkuar, por kam kontratë me Realin e Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Karlo Ançeloti pranon publikisht ofertën e

Po, është e vërtetë që në Brazil më duan, më kanë kërkuar që të bëhem trajner i ekipit përfaqësues. Më bëhet shumë qejfi, kjo është normale, por unë kam një kontratë me Realin e Madridit dhe dua ta respektojë”.

Me këto fjalë, për herë të parë, Karlo Ançeloti pranon zyrtarisht ofertën e bërë nga 5 herë kampionët e botës për të marrë drejtimin e “Seleçaos”:

Kam një kontratë me Realin dhe më pëlqen shumë ky klub, më pëlqen të qendrojë këtu. Mungojnë edhe dy muaj deri në përfundim të sezonit, janë disa objektiva që mund të arrihen, por të ardhmes nuk i dihet, mund të ndodh çdo gjë”, u shpreh ndër të tjera Karlo Ançeloti.

Prandaj, fjala e fundit i takon presidentit Florentino Perez: me La Ligën tashmë të vendosur në duart e Barcelonës, Ançeloti mund ta mbajë stolin “merengues” me fitoren e Champions League. Dhe askush më mirë se ai nuk e di se si të fitojë Kupën me veshë të mëdhenj.

karlo ançeloti trajneri i realit të madridit brazili