Sport 1 Prill 2023, 15:51

Mançester Siti nuk e diskuton Liverpulin, “Qytetarët” fitore me ‘poker’ për të lënë pa Europë ekipin e Klop

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti nuk e diskuton Liverpulin, “Qytetarët”

Mançester Siti ka mposhtur në “Etihad” Liverpulin në supersfidën e javës së 29 të Premier Ligës.

“The Reds” ishin të parët që kaluan në avantazh që në minutën e 17, ku Salah çoi peshë të tijtë. Avantazhi i miqve zgjati vetëm 10 minuta, pasi Alvarez barazoi shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1 dhe gjithë spektakli ishte rezervuar për 45 minutat e dyta. Në minutën e 46, Kevin De Brojne kaloi në avanatzh vendasit me një supergol, ndërsa Gyndogan në minutën e 53 çoi shifrat në 3-1.

Festivali i golave nuk u ndal dhe Grilish në minutën e 74 “vulosi” shifrat përfundimtare në 4-1, me djemtë e Pep Guardiolës që siguruan fitoren e katërt rresht në kampionat dhe tashmë shkojnë 64 pikë, -5 nga Arsenali.

Ndërkohë nga ana tjetër “The Reds” mbeten në kuotën e 42 pikëve në vendin e 6, pozicion që të lë jashtë zonës europiane për sezonin e ri.

mançester siti liverpul premier liga