TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 18:20

Kasijas mbetet pa fjalë, Bufon shënon gol të çmendur nga mesfusha (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kasijas mbetet pa fjalë, Bufon shënon gol të çmendur nga

A e keni menduar ndonjëherë se do ta shihnit Bufonin të shënonte nga një asist i Hazard?

Ndoshta jo, as nuk e keni ëndërruar. Tifozët e futbollit në Korenë e Jugut patën mundësinë ta shijonin këtë moment.

Në një ndeshje bamirësie, ish-numri një i Juventusit i gëzoi tifozët dhe shokët e ekipit teksa rivali i tij i përjetshëm, Iker Kasijas, nuk mundi të bënte asgjë.

Pavarësisht se pa gjuajtjen, ai as nuk u përpoq ta ndalonte: qendroi i palëvizur, i mahnitur nga fuqia dhe saktësia e italianit.

Ndeshja, e organizuar nga kompania që prodhon FC Online dhe Mobile, mblodhi disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror në Korenë e Jugut.

Kjo ndeshje e pazakontë kishte tërhequr tashmë vëmendjen e medias për rikthimin e Bejl në fushë. Ajo që i bën gjërat edhe më të veçanta është përbërja e skuadrave: përveç Bufonit dhe Kasijasit, skuadrat ishin përbërë vetëm sulmues në njërën anë dhe vetëm mbrojtës në anën tjetër.

xhanluixhi bufon iker kasijas

Lini një Përgjigje