Sport28 Shtator 2023, 17:22

Kategoria e Parë/ Vora fiton mes spektaklit të 6 golave, triumfojnë të gjithë pretendentët Superligën

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Vora fiton mes spektaklit të 6 golave,

Ndeshjet e javës së 5 të Kategorisë së Parë kanë treguar se cilat do të jenë skuadrat pretendente që do të rivalizojnë për ngjitjen në Superiore në këtë edicion.

Kreun vazhdojnë ta ndajnë Elbasani dhe Bylisi, të cilat kanë fituar minimalisht ndeshjet përkatëse. Elbasanasit kanë mundur me shifrat 1-0 Besën në transfertë, falë një goli të pjesës së parë të Lleshit, ndërsa Bylis ka dominuar përballë Korabit, ka humbur një penallti me Eminin në pjesën e parë, teksa gjeti golin e fitores me Trumçin në fraksionin e dytë të lojës.

Ndërkaq, fitore të thella kanë arritur skuadrat që ndjekin më pas në renditje, duke filluar nga Vora që mundi 5-1 Tomorin, Flamurtari që mundi 4-0 Lushnjen dhe Apolonia që triumfoi me shifrat 3-0 Burrelin.

Rezultatet e javës së 5 të Kategorisë së Parë:

Apolonia-Burreli 3-0

Bylis-Korabi 1-0

Lushnja-Flamurtari 0-4

Vora-Tomori 5-1

Besa-Elbasani 0-1

apolonia vora elbasani kategoria e parë