
Sasuolo i ka shkaktuar Interit humbjen e parë sezonale në Serinë A, teksa e mposhti 1-2 në “San Siro”, në takimin e javës së gjashtë të kampionatit.
Pjesa e parë pati ritëm të lartë, por goli erdhi vetëm në fundin e fraksionit. Ishte Dumfris që dërgoi në festë tifozërinë vendase, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 45.
Djemtë e Alesio Dionisit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa mesfushori shqiptar Nedim Bajrami me një të djathtë të bukur nga brenda zonës mposhti zviceranin Somer. Festa ishte totalisht e ligjshme për Bajramin, i cili nuk harroi të bëjë edhe “Shqiponjën”.
Përmbysja e madhe mban firmën e Berardit, sulmuesi italian me një goditje fantastike nga distanca “tundi rrjetën”. Asnjë shans për “gardianin” e Interit për të neutralizuar topin, pasi topi shkoi në cepin e portës.
Interi, kryeson kampionatin me 15 pikë, sakaq Sasuolo renditet në vendin e 8 me 9 pikë.