Sport27 Shtator 2023, 22:30

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Kukësi ndahen në paqe

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Kukësi ndahen

Pas plot 90 minutash “luftë” në “Niko Dovana” të Durrësit është mbyllur dhe përballja e 3 dhe e fundit e kësaj të mërkure e vlefshme për javën e 6 të Kategorisë Superiore, mes Teutës dhe Kukësit.

Si skuadra e teknikut, Edi Martini dhe ajo e Stavri Nicës ishin gjatë gjithë kohës në portën e njëra-tjetrës, por pa arritur dot të gjenin golin e fitores, që do të përkthehej në 3 pikë “të arta”, që mund të jenë shumë të vlefshme në javët në vijim të kampionatit, sidomos në “luftën për mbijetesë” në elitën e futbollit shqiptar.

Me këtë barazim, pozitat e këtyre dy skuadra mbeten të pandryshuara në tabelën e Kategorisë Superiore, me durrsakët, që mbeten në vendin e 8 me 5 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 9 të renditjes me 4 pikë.

teuta kukësi abissnet superiore