Sport31 Maj 2023, 15:18

“Për ne dhe për ju”, Kumbulla shkon në Budapest me paterica, i pranishëm për të marrë medaljen me Romën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Për ne dhe për ju”, Kumbulla shkon në Budapest me

Roma ka shansin që të fitojë sot trofeun e dytë europian radhazi, duke qenë se luan në finale ndaj Seviljas. Mungesë e rëndësishme për verdhekuqtë është ajo e Marash Kumbullës që ka këputur ligamentin në ndeshjen ndaj Milanit.

Megjithatë, Kumbulla e ka dhënë kontributin e tij dhe nëse Roma arrin t’ia dalë, një medalje do të ketë edhe për të. Në drejtim të Budapestit, ka udhëtuar dhe vetë mbrojtësi, i cili është me paterica, pasi ka vetëm 3 javë që ka dalë nga operacioni.

Në një postim në “Instagram”, mbojtësi ka mbështetur skuadrën e tij. “Në Budapest për ne dhe për të gjithë ju. Forca Roma”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares sonë.

 

marash kumbulla mbrojtësi kuqezi roma