TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2023, 20:25

Kualifikueset e “EURO 2024”, Rumania mund të udhëtojë pa tifozë drejt Kosovës, shkak tensionet në Veri

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e “EURO 2024”, Rumania mund të udhëtojë

Më 16 qershor, Kosova pret Rumaninë në “Fadil Vokrri”, për kualifikueset e “EURO 2024”, që i përket Grupit I. Mediat në Rumani shkruajnë se Federata e Futbollit të këtij vendi po mendon të mos lejojë që tifozët rumunë të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës.

Arsyeja është politike: Rumania nuk e njeh Kosovën. Madje, kur u hodh shorti, u hodh në diskutim ideja që ndeshjet me Kosovën të bojkotoheshin.

Nga kjo ide, aspak realiste, u hoq dorë shpejt, por tani që në veriun e Kosovës ka zhvillime të rëndësishme (incidente mes serbëve, policisë së Kosovës dhe KFOR-it), po shqyrtohet mundësia që tifozët rumunë të mos e përkrahin skuadrën e tyre në “Fadil Vokrri”.

Kështu shkruan mediumi rumun, “Agerpres.ro”. Presidenti i Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, ka deklaruar të martën në një konferencë për shtyp se është i brengosur për situatën në Veri të Kosovës.

Burleanu është shprehur se siguria e tifozëve është primare dhe për këtë arsye do të shqyrtohen disa skenarë.

tifozët rumunë kualifikueset e "euro 2024" ndeshja me kosovën

Lini një Përgjigje