Sport30 Maj 2023, 18:02

“Kosova është zemra e Serbisë”, Federata e Tenisit të Kosovës reagon pas gjestit provokativ dhe politik të tenistit Xhokoviç

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është zemra e Serbisë”, Federata e Tenisit

Federata e Tenisit e Kosovës ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare për mediat pas gjestit të shëmtuar politik të tenistit serb, Novak Xhokoviç, në “French Open”, gjatë ditës së hënë.

Tenisti serb që është vazhdimisht pjesë e skandaleve si brenda ashtu edhe jashtë fushës, ka bërë një gjest të shëmtuar.

Pas ndeshjes me Aleksandër Kovaçeviç në “French Open”, ai i është drejtuar kamerës, duke bërë një shkrim.

“Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”, është ajo që ka shkruar në gjuhën serbe, Xhokoviç.

Kjo ka bërë që Federata e Tenisit e Kosovës të reagojë me anë të një komunikate zyrtare.

Komunikata zyrtare e Federatës së Tenisit të Kosovës:

Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhjeje.

Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërore si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.

Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike.

“Kosova është zemra e Serbisë”, Federata e Tenisit

novak xhokoviç tenisti serb federata e tenisit të kosovës