
Roma do të luajë ditën e nesërme finalen e Europa Ligës me Sevijan në Budapest. Një ndeshje ku skuadra e Zhoze Murinjos do të synojë të ngrejë lart trofeun e dytë rresht europian.
Marash Kumbulla vazhdon të jetë i dëmtuar dhe për “fatin” e tij të keq nuk do të mund të japë kontribut në këtë sfidë, por mbrojtësi i kombëtares është gjithmonë afër skuadrës.
Nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, Kumbulla ka rikujtuar të gjitha momentet e Romës gjatë një viti. Nga ngritja e trofeut të Ligës së Konferencës në “Air Albania” një vit më parë deri te dëmtimi i tij.
“Nuk do të jeni kurrë vetëm. Në Budapest për ju dhe për të gjithë ne. Forca Roma”, janë fjalët e përzgjedhura nga lojtari kuqezi.
View this post on Instagram