TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 18:22

Kristiano Ronaldo sinjalizon fishkëllimën e fundit, CR7 paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo sinjalizon fishkëllimën e fundit, CR7

Kristiano Ronaldo vazhdon të lërë gjurmë në futbollin botëror. Sulmuesi portugez realizoi mbrëmjen e djeshme golin e 970-të në karrierën e tij, duke kontribuar në fitoren 2-0 të Al-Nassr ndaj Al-Ahli. Me këtë rezultat, skuadra saudite afrohet ndjeshëm me fitimin e titullit kampion.

Në një intervistë për “Canal GOAT”, CR7 u shpreh se po shijon çdo moment në fushë, ndërsa pranoi se fundi i karrierës është i pashmangshëm.

Unë nuk luaj vetëm për këtë brez, por edhe për ata që erdhën më parë dhe ata që do të vijnë pas tij. Unë shijoj çdo ditë, çdo ndeshje, çdo vit, edhe pse po i afrohem fundit. Ky është një fakt.”

Ai theksoi se, pavarësisht arritjeve individuale, suksesi kolektiv mbetet prioritet.

Karriera ime ka qenë e mrekullueshme dhe dua që të mbetet kështu. Unë ende po argëtohem, ende po shënoj gola, por gjëja më e rëndësishme është fitorja.”

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje