TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 17:02

“Do e shesim diku tjetër”, gazetari turk bën deklaratën e bujshme: 3 klube nga Europa ‘trokasin’ në derën e Beshiktashit për Muçin

Shkruar nga Pamfleti
“Do e shesim diku tjetër”, gazetari turk bën
ernest muçi

Situata e Ernest Muçit mbetet e paqartë teksa afati përfundimtar për blerjen e kartonit të tij nga Trabzonspori po afron. Klubi turk ka të drejtën e blerjes deri më 10 maj, por deri tani nuk ka marrë një vendim përfundimtar, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të sulmuesit shqiptar te Beshiktashi.

Sipas raportimeve nga media turke “Sozcu”, drejtuesit e Trabzonsporit hezitojnë të paguajnë shumën e kërkuar prej 8.5 milionë eurosh. Klubi besohet se po kërkon një ulje të çmimit, por pa arritur ende një marrëveshje me Beshiktashin.

Nga ana tjetër, qendrimi i Beshiktashit paraqitet i prerë. Burime pranë klubit theksojnë se nuk ka hapësirë për negociata të mëtejshme.

Nëse nuk e bleni, do e shesim diku tjetër”, citohet të kenë deklaruar drejtuesit e Beshiktashit.

Kjo çështje vjen në një periudhë delikate për Trabzonsporin, që po lufton për vendin e dytë në kampionat, vetëm dy pikë pas Fenerbahçes. Një pozicion që siguron pjesëmarrjen në fazat kualifikuese të Champions League, duke e bërë vendimin për Muçin edhe më të rëndësishëm në aspektin sportiv.

Në rast se Trabzonspori nuk aktivizon klauzolën brenda afatit, lojtari do të rikthehet automatikisht te Beshiktashi, klub që zotëron kartonin e tij.

Ndërkohë, situata komplikohet më tej nga interesimi i klubeve të tjera. Gazetari turk Efecan Oztas, i afërt me Beshiktashin, ka zbuluar se ekziston interes konkret nga tre skuadra evropiane.

Janë 3 klube nga Evropa që i janë afruar Beshiktashit për të nisur bisedimet për Ernest Muçin. Nëse Trabzonspori nuk e ushtron opsionin deri më 10 maj, klubi do të nisë negociatat me këto skuadra”, deklaroi Oztas.

Ernest Muçi ka zhvilluar një sezon të suksesshëm me Trabzonsporin. Në 37 ndeshje të luajtura, 25-vjeçari ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë 8 asiste, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje