TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2025, 14:03

Kristjan Asllani prezantohet zyrtarisht te Torino, zbulohet numri që do të mbajë lojtari 

Shkruar nga Pamfleti
Kristjan Asllani prezantohet zyrtarisht te Torino, zbulohet numri që do
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Torinos.

Klubi granata ka zgjedhur ta prezantojë në mënyrë mjaft speciale, duke luajtur bilardo. Në Itali përdoret në formë vlerësimi duke qenë se lojtar me goditje bilardoje quajnë mjeshtrat për shkak të saktësisë së tyre.

Gjithashtu është zbuluar edhe numri që do të mbajë në fanellë. Është një numër i ri që nuk është përdorur, 32. Ndërsa te Interi rikujtojmë që mbante fanellën me numër 21.

Në videon e publikuar në rrjetet zyrtare, Asllani thotë: “Gati për të luajtur”.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shpreson që të ketë më shumë minuta në këmbë se te zikaltërit dhe këtu gjen shokun e tij, Ardian Ismajlin.

kristjan asllani klubi i futbollit torino

Lini një Përgjigje