Sport16 Mars 2023, 17:52

Tradhëtoi Shqipërinë për Greqinë, FIFA bllokon Andreas Ndojin

Shkruar nga Pamfleti

Tradhëtoi Shqipërinë për Greqinë, FIFA bllokon Andreas

FIFA nuk lejon Andreas Ndojin të luajë për Greqinë. Mesfushori 20-vjeçar i Olimpiakosit nuk do të debutojë me përfaqësuesen helene gjatë muajit mars, për shkak të rregullores së futbollit.

Disa vite më parë, lojtari me origjinë nga Shkodra kërkoi te FIFA të largohej nga 17-vjeçarët kuqezi, për t’iu bashkuar Greqisë.

Më pas ai u largua nga 19-vjeçarët grekë, për të luajtur me Shpresat e Shqipërisë.

Kërkesa e tretë te FIFA për të braktisur Kombëtaren dhe për të luajtur me grekët nuk është pranuar ende, pasi rregullat lejojnë vetëm dy herë ndryshimin e përfaqësueses.

andreas ndoji mesfushori i olimpiakosit fifa