TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2026, 18:38

Kualifikueset për Kupën e Botës 2027, kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset për Kupën e Botës 2027, kombëtarja e vajzave

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.

Pasditen e sotme, trajneri Armir Grima pati në dispozicion grupin e plotë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku skuadra zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar në aspektin taktik dhe në vendosjen në fushë.

Ekipi i vajzave do të zhvillojë nesër në stadiumin “Loro Boriçi” edhe seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Çekisë.

Shqipëri-Çeki do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 7 mars në ora 18:00. Hyrja do të jetë falas dhe ndeshja do të transmetohet live në FSHF Tv.

kombltarja e femrave çekia e femrave kualifikueset e botërorit 2027

Lini një Përgjigje