Sport29 Shkurt 2024, 18:53

“Kukulla, mercenarë, injorantë dhe mediokër”, drejtori i Kukësit reagon pas përjashtimit: Shihemi në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti

“Kukulla, mercenarë, injorantë dhe mediokër”,

Drejtori i Kukësit, Naim Halili është pezulluar për dy vite nga Komisioni i Disiplinës. Në këto dy vite, Halili nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën, madje i është ndaluar edhe hyrja në stadiumet shqiptare.

Ky vendim ka ardhur pasi Naim Halili akuzohet për sulm dhe dhunë ndaj arbitrit të VAR-it, të ndeshjes Kukësi-Erzeni, Olsion Yzeiraj. Sipas Komisionit të Disiplinës, Halili ka goditur arbitrin para ndeshjes.

Teksa së fundmi ka reaguar vetë drejtori i Kukësit në profilin e tij në Facebook, ku shkruan:

Kush jan kukullat Lerdita Balili, Julian Mërtiri dhe Arben Shkëmbi që vendosin me urdhër të punëdhenësve të tyre për këto vendime, shihemi në gjykatë me këta mercenar , dhe disa njerëzve në ikje nga ky institucion që ka kohë që është kalbur nga njërëz injorantë dhe mediokër , që mendojn që bota e futbollit varet nga këta, kështu menduan edhe Blater edhe Platini, por sot jan në dyert e gjykatave, për padrejtësit që bën kur mendonin se bota e futbollit varej nga këto të korruptuar. Besoj se të njëjtin fat do të ken edhe disa zyrtarë të këtij institucioni të kalbur dhe të paaftë. Dhe në fund faleminderit zot që nuk kan këta mercenar ligjin me vdekje në duart e tyre. Për të mbuluar padrejtësit që jan bër Fk Kukësit të orkestruar nga kupola dhe hejnat e tyre. Beteja do të jet dhëmb për dhëmb , me këta mercenar. Forca Fk Kukësi!”

“Kukulla, mercenarë, injorantë dhe mediokër”,

naim halili drejtori i kukësit