Sport29 Shkurt 2024, 18:14

Reakord para “EURO 2024”, Mirlind Daku i pari në kampionatin rus për statistikën mbresëlënëse

Shkruar nga Pamfleti

Reakord para “EURO 2024”, Mirlind Daku i pari në kampionatin

Mirlind Daku po bëhet gati të kthehet në fushën e lojës me skuadrën e Rubin Kazan për pjesën e dytë të këtij sezoni, ku do të synojë të jetë përsëri protagonist me fanelën e skuadrës ruse.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 4 gola e ka dhënë 1 asist në 16 ndeshjet që ka luajtur deri më tani me klubin të cilit iu bashkua gjatë verës. Por kontributi i tij është më i rëndësishëm se thjesht golat sa i përket fazës ofensive për ekipin e tij, i cili renditet në vendin e shtatë në klasifikimin e përgjithshëm.

Vetë klubi ka publikuar statistikën që sheh Dakun si lojtarin e parë sa u përket dueleve të fituara në fazën ofensive në kampionatin rus deri më tani. Sulmuesi shqiptar ka fituar 136 të tillë, duke treguar se mbrojtësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj tij, pasi një shifër e tillë tregon se sa rrezikshmëri krijon ai sa herë ka topin pranë zonës kundërshtare.

Reakord para “EURO 2024”, Mirlind Daku i pari në kampionatin

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan