
Rei Manaj ka bërë që shumë tifozë të dashurohen pas lojës së tij. Me 18 gola këtë sezon në elitën e Turqisë me fanelën e Sivasporit, Manaj po kthehet në liderin e ekipit, jo vetëm në fushë.
Në tribuna, një grup tifozësh me flamurin kuqezi kanë nisur në kor një këngë në nder të lushnjarit. "Të duam Rei Manaj", këto ishin fjalët e tifozëve, që duhet thënë se kanë punë për të mësuar sesi është ana e duhur e "Shqiponjës" në flamurin shqiptar.
Manaj ia ka dalë të shënojë 14 gola në kampionat, aq sa ka edhe Ikardi, ndërsa katër të tjerë i ka shënuar në Kupë.
Forma e jashtëzakonshme e Rei Manajt ka bërë me dhimbje koke trajnerin Silvinjo, i cili tashmë do ta ketë edhe më të vështirë përzgjedhjen në repartin e sulmit, pasi aktualisht ky repart është i mbingarkuar, sepse në garë për një vend titullari janë Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi, Mirlind Daku, Armando Broja, por edhe Ernest Muçi, si dhe yjet kuqezi që aktivizohen në Serinë A; Shpendi dhe Çuni.
I love Rey Manaj. Rey Manaj - Sivasspor, Turkey pic.twitter.com/TfSFzfhqUN
— News video (@Newsvideo13) February 29, 2024
Lini një Përgjigje