Sport25 Maj 2023, 20:51

Kupa e Botës 2030, Spanja rrezikon përjashtimin nga organizimi i eventit, kjo është arsyeja

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Botës 2030, Spanja rrezikon përjashtimin nga organizimi i

Kupa e Botës e fundit është zhvilluar në Katar duke revolucionarizuar plotësisht traditën. Tani në vitin 2026 do të luhet në tre vende, si Kandaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me numrin e skuadrave pjesëmarrëse që do të shkojë nga 32 në 48.

Shumë shpejt do të njihet edhe vendi/vendet për Kupën e Botës të vitit 2030, por mund të ketë risi të rëndësishme pas zhvillimeve të fundit negative. Një situatë që duhet monitoruar me kujdes me lajmet që kanë bërë xhiron e botës.

Diçka do të duhet të ndryshojë në të ardhmen duke parë se deri më tani nuk janë marrë masat vendimtare për të luftuar fenomenin e racizmit. Një nga vendimet që mund të merret mund të jetë i bujshëm.

Në La Liga, në fakt, janë të shpeshta episodet e racizmit me protagonist Vinisius Zhunior. Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit është vënë në shënjestër nga tifozët e çdo skuadre të kampionatit spanjoll: Tani situata ka ardhur në kulm.

Një diskriminim total në futboll me problemin që nuk duhet nënvlerësuar aspak. Vetë Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka marrë vendime të forta për ta luftuar këtë fenomen që është përhapur shumë në muajt e fundit.

Sipas “Tuttosport” dhe “The Times”, kandidatura e Spanjës për Botërorin 2030, për shkak të kësaj situate, është në rrezik. Një imazh që duhet ndryshuar menjëherë për të shmangur një përjashtim që do të ishte bujshëm.

kupa e botës 2030 spanja