
Lacio dhe Atalanta kanë ndarë pikët në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, në një përballje të luftuar që përfundoi me rezultatin 2-2.
Skuadra kryeqytetase kaloi e para në avantazh falë golit të shënuar nga Dele Bashiru. Reagimi i Atalantës nuk vonoi shumë, pasi Pasaliç arriti të rikthejë ekuilibrin në rezultat, duke e dërguar sfidën në baraspeshë.
Në pjesën e mbetur të takimit, të dy ekipet gjetën sërish rrugën e rrjetës. Dia realizoi për Lacion, ndërsa Musah shënoi për Atalantën, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Pas këtij barazimi, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Skuadrat do të vendosin fatin e kualifikimit në përballjen e dytë, e cila është planifikuar të zhvillohet më 22 prill.
Lini një Përgjigje