TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2026, 21:35

“Deja Vu” e ndeshjes së parë, Tirana i thotë lamtumirë Europës përmes Kupës; Egnatias i mjafton fitorja në transfertë për kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

“Deja Vu” e ndeshjes së parë, Tirana i thotë

“Deja Vu” e sfidës së parë. Ashtu si një javë më parë, edhe në ndeshjen e kthimit, Tirana është mposhtur 2-0 nga Dinamo dhe është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë.

Blutë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 30. Neziri dërgoi topin në rrjetë, me topin që e mori në mesfushën e tij.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për ekipin e Ilir Dajës.

Në pjesën e dytë, në minutën e 53 “nëndetësja blu” dyfishoi shifrat. Për ekipin kryeqytetas shënoi Guindo pas asistit të Berishës.

Pas sezonit zhgënjyes në kampionat, Tirana vazhdon rënien e lirë edhe në kupën e Shqipërisë duke u eliminuar që në fazën çerekfinale.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 19:30, Egnatia dhe Teuta u ndanë në paqe, teksa sfida e luajtur në Rrogozhinë përfundoi me rrjeta të paprekura. Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kualifikohet në gjysmëfinale.

Humbja në fushën e tyre ndaj të besuarëve të Edlir Tetvoës ndikoi në eliminim. Në sfidën e sotme, Egnatia nuk e goditi në asnjë rast portën mike, përveç shtyllës nga Frangaj.

Durrsakët ishin më të zhdërvjellët në lojë, ama jo efikas në konkretizimin e rasteve. Pavarësisht këtij kualifikimi, është evidente një zbehje të rendimenit prej rrogozhinasive, ndryshe nga sa ndodhte para disa javësh.    

 

tirana dinamo egnatia teuta kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje