
Trajneri i PSG-së, Kristof Galtier konfirmoi këtë të enjte se Lionel Mesi do të largohet nga PSG në fund të sezonit.
Galter i bëri deklaratat e tij gjatë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së fundit të sezonit në Ligën 1, ku PSG do të përballet me ekipin e Klermontin.
Sipas trajnerit francez, ndeshja kundër Klermont do të jetë e fundit për yllin argjentinas në “Parc des Princes”.
“Kam pasur privilegjin të menaxhoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në “Parc des Princes”. Unë shpresoj se ai do të mirëpritet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Galtier.
Dy janë hipotezat e mundshme në lidhje me të ardhmen e tij, transferimi në Arabinë Saudite ku e pret një kontratë sheikësh ose kalimi në Amerikë tek Inter Miami. Opsioni për një rikthim të mundshëm te Barcelona po zbehet gjithnjë e më shumë për shkak të problemeve financiare që ka klubi blaugrana.