TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2023, 16:12

Hetimi i UEFA-s gjen prova për rastin “Negreira”, organi më i lartë i futbollit kërkon përjashtimin e Barcelonës nga Kupat e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi i UEFA-s gjen prova për rastin “Negreira”, organi

Barcelona mund të preket nga ‘rasti Negreira’ në Evropë. Dy inspektorë të UEFA-s arrijnë në përfundimin se klubi katalanas duhet të penalizohet për pagesat ndaj Zhoze Maria Enrikez Negreira, ish-zëvendës president i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve Spanjollë, midis viteve 2001 dhe 2018, sipas raporteve të ABC.

Presidenti i organit më të lartë evropian, Aleksandër Ceferin, tani po debaton mes dy mënyrave të mundshme: të hapë një dosje dhe presë zgjidhjen e drejtësisë spanjolle, ose ta lërë Barcelonën jashtë Kupave të Evropës për një vit.

Barça i ka paguar gjithsej 7.3 milionë euro ish-drejtuesit të arbitrave spanjollë për raportet gjatë mandatit të Joan Gaspart dhe vazhdimin me Joan Laportën, Sandro Rosellin e Josep Maria Bartomeun. Presidenti aktual i blaugranave, Joan Laporta, ka dhënë shpjegime për anëtarët dhe klubet e La Ligës pas të gjitha informacioneve që janë shfaqur muajt e fundit:

“Pagesat janë pasqyruar në kontabilitetin e klubit. Ne ishim transparentë. Barça po vuan një fushatë gjigante shpifjesh, po na dëmtohet reputacioni për shkak të insinuatave të rreme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”.

barcelona uefa

Lini një Përgjigje