
Disfata në finalen e Ligës së Europës nuk është përtypur mirë nga Murinjo, të cilit nuk i doli inati për një penallti të padhënë sipas tij, pas një prekje të topit me dorë afër fundit të takimit.
Portugezi ka pritur në parking arbitrin Entoni Tejlër për ta kritikuar për gjykimin e bërë gjatë sfidës.
“Ti je një turp, është një turp. Ik q**”, ishin fjalët e Murinjos drejt gjyqtarit anglez.
Më pas, shefi i arbitrave të UEFA-s, Roberto Roseti, ndërhyri për të qetësuar situatën dhe u përpoq të largonte Murjnon. UEFA ka konfirmuar se ata tani do të presin raportin e Tejlër përpara se të ndërmarrin veprimet e mëtejshme, por kjo mund të çojë në një gjobë dhe ndalim. Ata do të dalin me një njoftim javën e ardhshme, pasi të studiojnë videon dhe raportin.
Kapiteni i Uest Hemit, Deklan Rajs u dënua me dy ndeshje, pasi u përball me zemërim ndaj gjyqtarit, Zhesus Xhil Manzano dhe e akuzoi atë për "korrupsion" në një video të marrë nga një përplasje në tunelin e dhomave të zhveshjes, pasi “Hammers” humbën ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, majin e kaluar.
Murinjo u pa duke debatuar me zyrtarët gjatë finales së Ligës së Europës, kur të dy stolat morën kartonë të verdhë dhe gjyqtari i katërt, i Premier Ligës, Majkëll Olivet, u fut për t'i qetësuar të dy.
Ish-trajneri i Çelsit, Mançester Junajtid dhe Totenhemit, Murinjo u zemërua nga shfaqja e Tejlër dhe mbajti të ngritura shtatë gishta në fund, duke treguar se sa lojtarë u paralajmëruan.
????????????????????????????????: “???????????? ???????????? ????*****???? ????????????????????????????????????‼️”
— Sportitalia (@tvdellosport) May 31, 2023
L’allenatore della Roma urla tutta la sua rabbia in faccia all’arbitro Taylor???? Mentre Rosetti, designatore UEFA, cerca di calmarlo
???? @GianluVisco #ASRoma #Mourinho #EuropaLeagueFinal #Sportitalia pic.twitter.com/3TxOZAEol0