TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 20:17

Kush ishte kombëtarja që Maradona kishte frikë të përballej, ish-lojtari argjentinas zbulon emrin e përfaqësueses

Shkruar nga Pamfleti

Kush ishte kombëtarja që Maradona kishte frikë të

Argjentina fitoi Kupën e Botës në Meksikë në vitin 1986, por rruga drejt trofeut mund të kishte qenë ndryshe për ekipin e drejtuar nga Diego Armando Maradona. Në finale, argjentinasit mposhtën Gjermaninë Perëndimore, ndërsa në gjysmëfinale kaluan Belgjikën, një skuadër që, sipas disa zërave të asaj kohe, mund të mos kishte arritur deri aty nëse Spanja do ta kishte eliminuar në çerekfinale.

Pikërisht këtë episod e ka rikujtuar së fundmi ish-futbollisti i Spanjës, Julio Alberto. Ai ishte pjesë e përfaqësueses spanjolle në atë Botëror dhe pretendon se vetë Maradona nuk dëshironte të përballej me Spanjën.

Diego Maradona kishte frikë vetëm nga ne. Ai vetë na e kishte thënë këtë. Fatkeqësisht, Eloy humbi penalltinë dhe ne u eliminuam. Do të kishte qenë ndeshja e asaj Kupe Bote, por nuk ndodhi”, u shpreh Julio Alberto.

Në atë periudhë, Julio Alberto dhe Maradona ishin gjithashtu shokë skuadre te Barcelona. Mbrojtësi spanjoll kujton se një nga arsyet që ai u transferua te klubi katalanas ishte pikërisht ardhja e yllit argjentinas.

Shkova te Barcelona sepse miku im Markos Alonso po largohej dhe sepse Maradona po vinte. Ishte një mundësi për t’u bashkuar me një klub të madh që synonte të fitonte gjithçka me lojtarin më të mirë në botë”, tha ai.

Sipas Julio Albertos, transferimi i tij dhe i Markos Alonsos ndihmoi edhe financiarisht Atletikon e Madridit në atë kohë. “Klubi kishte borxhe të konsiderueshme dhe transferimet tona i dhanë një lehtësim ekonomik, duke u mundësuar të paguanin punonjësit dhe detyrimet e tjera”, përfundoi ish-futbollisti.

diego armando maradona julio alberto ish-futbollisti argjentinas

Lini një Përgjigje