TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2026, 17:33

La Mario Mitajn jashtë skuadrës për shumë ndeshje, Konseisao sulmon ekipin e Al Itihad

Shkruar nga Pamfleti
La Mario Mitajn jashtë skuadrës për shumë ndeshje, Konseisao
Mario Mitaj-Serxhio Konseisao

Serxho Konseisao i ka dhënë fund aventurës së tij tek Al Itihad, duke u larguar me zhgënjim nga klubi saudit. Trajneri portugez, i cili gjatë sezonit u përball me vështirësi të shumta, ka folur hapur për problemet që, sipas tij, ndikuan në ecurinë e skuadrës.

Nën drejtimin e Konseisaos, edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, kaloi një periudhë të vështirë, duke mbetur jashtë skuadrës në disa ndeshje gjatë sezonit.

Pas largimit, tekniku portugez nuk kurseu kritikat ndaj klubit, duke theksuar se situata që gjeti ishte shumë larg pritshmërive të krijuara para firmosjes së kontratës.

Ata më thanë para se të firmosja me Al Itihad se do të stërvisja një skuadër kampione, por kur erdha gjeta një skuadër plot me probleme. Sezoni ishte i vështirë dhe largimi i Benzema dhe Kante ndikoi në skuadër. Al Itihad është plot me probleme organizative, administrative dhe strukturore”, deklaroi Konseisao.

Deklaratat e trajnerit hedhin dritë mbi sfidat e brendshme që ka kaluar klubi gjatë sezonit, ndërsa largimi i tij shënon një tjetër ndryshim të rëndësishëm në kampin e Al Itihad.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares serxhio konseisao

Lini një Përgjigje