TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2025, 15:19

Lacio nxjerr “jashtë loje” Elseid Hysaj, bardhekaltërit firmosin me një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Lacio nxjerr “jashtë loje” Elseid Hysaj, bardhekaltërit

Vazhdon të shtohet “kolonia” e shqiptarëve në Itali. Daniele Lulaj është i radhës që merr vëmendjen.

Talenti i Kombëtares së moshave shihet mjaft premtues dhe me perspektivë për të ardhmen, i cili iu bashkua të rinjve të Lacios në verën e vitit të kaluar. Vetëm 16-vjeç dhe ia ka dalë shumë mirë të fitojë besimin e italianëve.

Paraqitjet e mesfushorit janë mjaft pozitive dhe në këto kushte drejtuesit e Lacios janë bindur për t’i ofruar një kontratë profesionale, e cila do të ishte e para për të. Firma pritet të vijë në ditët e ardhshme, pasi tashmë palët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë.

Pasi të firmosë kontratën e parë profesionale, Lulaj do të ketë mundësinë të integrohet gradualisht edhe me ekipin e parë në Serinë A dhe të synojë të lërë gjurmë. Ndërkohë siç dihet te Lacio luan edhe Elseid Hysaj, i cili aktualisht është i përjashtuar nga ekipi dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në skuadër dhe çfarë do të ndodhë saktësisht me mbrojtësin.

Lacio nxjerr “jashtë loje” Elseid Hysaj, bardhekaltërit

daniele lulaj talenti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje