
Vetëm matematika nuk i lejon të festojnë, por Napoli është shumë pranë titullit kampion në Itali. Të besuarit e Spaletit fituan 0-4 ndaj Torinos dhe tashmë kanë 71 pikë në krye, 21 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Në pjesën e dytë ishte sërish Osimhen që shënoi të dytin personale dhe të tretin për ekipin në minutën e 51. Më pas Ndombele vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 68.
Khvisha Kvaratskhelia (12 gola dhe 10 asistime në Serinë A deri më tani) është bërë lojtari i parë me 10+ gola dhe 10+ asistime në sezonin e tij të parë në top 5 Ligat Evropiane nga braziliani Diego në 2006-2007 (13 gola + 13 asistte për Werder Bremen)…
Viktor Osimhen deri më tani ka shënuar 21 gola në ligë këtë sezon, duke u bërë lojtari i katërt i Napolit në epokën e De Laurentis që ka shënuar 20+ gola në një sezon të vetëm në Serinë A, pas Kavanit, Higuaín dhe Mertens… Veç kesaj, Viktor Osimhen është lojtari i parë që shënon dy goditje me kokë në një sezon të vetëm në Serie A që nga Alberto Gilardino në 2009-2010.
Ndeshja e radhës për Napolin është ndaj Milanit.