TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2023, 17:44

Arsenali “i shkel syrin” titullit, Granit Xhaka nuk ndalet së shënuari

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali “i shkel syrin” titullit, Granit Xhaka nuk ndalet së

Pas eliminimit te dhimbshëm në fazën me eliminim direkt të Europa Leauge, përballë Sportingut të Lisbonës, që pas dy ndeshjeve barazim triumfoi me penallti, skuadra e Arteta kthehet te suksesi ne Angli. Këtë herë, ekipi i Artetës mundi 4-1 Kristal Palas.

Martineli dhe Saka vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ishte Xhaka që vendosi 3 pikët në kasafortë. Miqtë “tundën rrjetën” me Shlup, vendasit nuk kishin përfunduar ende me spektaklin, pasi edhe Saka thelloi akoma më shumë shifrat.

Bukajo Saka ka shënuar 13 gola në të gjitha garat këtë sezon, me 12 prej tyre që vijnë në Premier Ligë– të dy këto shifra bashkë janë shifrat më të larta në një sezon të vetëm në karrierën e tij…

Bukajo Saka (11 gola dhe 10 asist) është lojtari i parë i Arsenalit me dy shifra për gola dhe asistime në një sezon në Premier Ligë që nga Aleksis Sançez në sezonin 2016-2017; në të vërtetë, ai është lojtari i vetëm që e ka bërë këtë në kompeticion këtë sezon!

Arsenali kryeson me 69 pikë, 8 më shumë se Mançester Siti. Kristal Palas gjendet në mesin e tabelës.

arsenal kristal palas premier ligë

Lini një Përgjigje