TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2024, 21:49

Leverkuseni nuk njeh hap fals në kampionat, skuadra e Çabi Alonsos kalon pengesën e radhës dhe shkon +10 nga Bajerni

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni nuk njeh hap fals në kampionat, skuadra e Çabi Alonsos

Leverkuseni nuk njeh hap fals në kampionat, teksa sot pasdite erdhi fitorja e radhës. Kryesuesit e Bundesligës afrohen kështu edhe më shumë me titullin, një sukses 2-0 ndaj Volfsburgut në shtëpi. 

Ndeshja e mysafirëve u kushtëzua ndjeshëm nga kartoni i kuq i Jenz në minutën e 28. Me një lojtar më shumë në fushë, “aspirinat” treguan menjëherë superioritetin, pasi Nathan Tela dërgoi skuadrën e Çabi Alonsos në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli. 

Për të parë golin e sigurisë nga Florian Uirtz, u desh të prisnim minutën e 86. Leverkuseni kryesues ka grumbulluar deri më tani 10 pikë më shumë se Bajerni i Mynihut. Në ndeshjet e tjera të Bundesligës të luajtura sot, Frankfurti kaloi 3-1 pengesën e Hofenhajmit, ndërsa Boçumi u imponua 1-2 në shtëpi ndaj Frajburgut. 
 

bajer leverkusen volfsburg bundesliga

Lini një Përgjigje