
Liverpuli ka hedhur një tjetër hap fals në kampionat, duke barazuar 3-3 me Lidsin në transfertë.
Goli i parë u shënua në minutën e 48 nga Ekitike dhe pas dy minutash, francezi shënoi dhe golin e dytë.
Gjithsesi, në harkun kohor të dy minutave 73 dhe 75, vendasit barazuan sfidën me anë të Kalvert Leuin dhe Staç.
Por në minutën e 80, ishte hungarezi Shoboslai që doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi golin e tretë.
Atëherë kur çdo gjë mendohej e përfunduar, ishte japonezi Tanaka, i cili në minutën e 96 shënoi për të rrëmbyuer një pikë për Lidsin.
Me këtë fitore, Liverpuli ngjitet momentalisht në vendin e 8 me 23 pikë, ndërsa stoli i Slot fillon sërish të dridhet.
Lini një Përgjigje