TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2025, 22:23

Luis Suarez “vodhi” me stil penalltinë, kjo është pritja më e pazakontë në vitet e fundit në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Luis Suarez “vodhi” me stil penalltinë, kjo është

Në Lisbon, Sportingu përballet me Kairat Alamti, që debuton për herë të parë në Champions League për fazën e grupeve.

Në minutën e 27, kolumbiani Luiz Suarez “vodhi” me stil dhe meritë një penallti, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zonës.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Morten Hjulmand gaboi dhe humbi shansin e madh për të kaluar Sportingun në avantazh. Goditja e danezit u prit në mënyrë aspak të zakontë nga portieri i Kairat, Serkhan Kalmirza.

Edhe pse u hodh në krahun e kundërt i goditjes, 18-vjeçari ndali topin me këmbë, duke mos e lejuar të futej në rrjetë.

 

sporting lisbon kairat almaty champions league

Lini një Përgjigje