
Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për në Champions League. Klub Bryzh mposhti 4-1 Monakon. Francezët humbën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh në minutën e 10, por Magnes Akliushe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i parë i vendasve erdhi në minutën e 32, pas një aksioni të gjatë dhe me disa pasime, Nkolo Tresoldi dërgoi topin në rrjetë. Një gol i ngjashëm me ato që shënon Mançester Siti i Guardiolës, që vijnë pas disa pasimesh rresht.
Në minutën e 39, Rafael Onjedika shënoi golin e dytë për Klub Bryzhin, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Hans Vanaken shënoi golin e tretë për belgët në minutën e 43. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për belgët. Mamadu Diakon shënoi golin e katërt në minutën e 74. Francezët shënuan golin e nderit në minutat shtesë me Ansu Fati, spanjolli i futur në fushë në pjesën e dytë debutoi me gol, por që vlen sa për statistikë.
Në “Parken Stadium”, Kopenhageni barazoi 2-2ndaj Bajer Leverkusenin. Xhordan Larson kaloi në avantazh danezët pas 9 minutash lojë. Tre golat e tjerë u shënuan në 10 mintuat e fundit të kohës së rregullt. Fillimisht, Grimaldo barazoi shifrat në 1-1 pas një goli fantastik nga goditja e dënimit në minutën e 82. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e avantazhit me Robert në minutën e 87, i cili shënoi me kokë, pas një aksioni të gjatë mes shumë pasimesh.
Në minutat shtesë, Leverkuseni barazoi shifrat në 2-2 falë një autogoli. Një top i talentit argjentinas Klaudio Esheverri, brenda në zonë, devijoi nga mbrojtësi i danezëve në portën e tyre.
Lini një Përgjigje