
Emir Sahiti nuk ishte pjesë e Kosovës për ndeshjet e shtatorit. Futbollisti i Hamburgut ka zbuluar se ishte zgjedhje e tij, madje duke lëshuar deklaratë bombastike.
“U ftova, por zgjodha të mos shkoj. Nuk kam problem me shokët e skuadrës. Disa e nisin titullarë edhe pse nuk luajnë prej muajsh. Unë luaj për Hamburgun dhe ndihem mirë. Nëse e meritoj, dua të luaj. Për këtë arsye nuk shkova këtë herë”, u shpreh Sahiti për “Mopo”.
Sahiti ka shprehur kështu hapur pakënaqësinë e tij duke vendosur në dyshim zgjedhjet e Franko Fodës. Sulmuesi 26-vjeçar numëron pesë paraqitje me përfaqësuesen dardane ku ka shënuar edhe 1 gol.
Kjo deklaratë e fortë vjen pikërisht pasi Kosova luajti dy ndeshje. Të parën e humbi ndaj Zvicrës, teksa tek e dyta fitoi përballë Suedisë.
Lini një Përgjigje