Sport10 Dhjetor 2023, 22:55

Lukaku shënon dhe ndëshkohet me karton të kuq, Roma zhgënjen me Fiorentinën në “Stadio Olimpico”

Shkruar nga Pamfleti

Lukaku shënon dhe ndëshkohet me karton të kuq, Roma zhgënjen

Roma ka ruajtur vendin e katërt në renditje duke siguruar një barazim të vuajtur përballë Fiorentinës, një rivali direkt që kërkon t’i rrëmbejë këtë pozicion.

Skuadra e Murinjos kaloi shpejt në avantazh me anë të Lukakut dhe krijoi disa mundësi shënimi, por më pas humbi shërbimet e Dibalas për dëmtim dhe vuajti trysninë e miqve.

Këta të fundit gjetën traversën me Bonaventurën dhe pas kartonit të kuq të Zalevskit, barazuan shifrat me Martinez Kuarta. Më pas edhe Lukaku u ndëshkua me të kuq, duke lënë Romën me 9 lojtarë në fundin e ndeshjes, por verdhekuqtë rezistuan dhe morën një pikë që i mban mes katër skuadrave të para në renditjen e Serisë A.

roma fiorentina seria a