TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2025, 10:47

Lumë oferta për Rodrigo, Reali gati për të hyrë në bisedime

Shkruar nga Pamfleti

Lumë oferta për Rodrigo, Reali gati për të hyrë në

Rodrigo Goesh duket se është në qendër të merkatos, teksa për sulmuesin e Real Madrid ka një lumë ofertash.

Braziliani 24-vjeçar, kontrata e të cilit me Los Blancos përfundon në 2028, duket se nuk është në planet e Ksabi Alonso, dhe kjo po shihet nga Kupa e Botës për Klube. Rodrigo është aktivizuar vetëm në një ndeshje si titullar, ndërsa ka hyrë në fazën e fundit në një tjetër ndeshje.

Manchester City, Arsenali dhe Çelsi, 3 ekipet e Premier League kanë treguar interes për sulmuesin 24 vjeçar, edhe pse Real Madrid thotë se zyrtarisht nuk ka asnjë ofertë në tavolinë.

Trajneri bask do të ishte i kënaqur nëse braziliani do të qëndronte, por nëse ai vendos të largohet, kjo nuk do të ishte pengesë për atë lamtumirë.

Sipas “Marca”, oferta që Real Madridi do të pranonte për largimin e Rodrigos do të ishte midis 70 dhe 80 milionë eurove.

Kjo është një shumë që tashmë po diskutohet në Angli dhe Arsenali do të ishte i gatshëm të paguante për brazilianin.

Lini një Përgjigje