TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2025, 16:01

“Majorka, ëndrra më e bukur që kam pasur ndonjëherë”, Muriqi nuk e fsheh lumturinë pas rinovimit të kontratës: Krenari!

Shkruar nga Pamfleti

“Majorka, ëndrra më e bukur që kam pasur

Majorka dhe Vedat Muriqi kanë njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës do të jetë pjesë e klubit të La Ligës deri në vitin 2029. Kjo është një shenjë e fortë e vazhdimësisë dhe njohjes së ndërsjellë midis lojtarit dhe spanjollëve.

Pasi mbërriti në huazim në ishull në janar 2022, ai u ambientua shpejt dhe mori drejtimin e ekipit në një kohë vendimtare: Majorka po luftonte për të shmangur rënien nga La Liga, por falë shpirtit të tij luftarak dhe golave, ata arritën të qëndronin në ligë, dhe kështu ai më në fund u ble, për kënaqësinë e madhe të tifozëve. Në tre sezone e gjysmë, qendërsulmuesi bëri 118 paraqitje, duke shënuar 35 gola dhe duke dhënë 11 asiste. Këto shifra mbresëlënëse demonstrojnë ndikimin e vazhdueshëm dhe vendimtar të “Il Pirata”, siç është njohur gjithmonë.

Mbi të gjitha, ndiej krenari dhe kënaqësi. Është një nder të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr me këta njerëz dhe të rritem me ta. Do të thotë shumë për mua. Të qendroj këtu është padyshim vendimi më i mirë i jetës sime. Nuk do ta ndryshoj kurrë këtë ëndërr, sepse Majorka është ëndrra më e bukur që kam pasur ndonjëherë.”

vedat muriqi sulmuesi i kosovës majorka

Lini një Përgjigje