TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2025, 15:17

Festë me shqiponjë në mes të Kalifornisë, Uzuni bën heroin dhe dërgon skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Festë me shqiponjë në mes të Kalifornisë, Uzuni

Myrto Uzuni padyshim ka qenë heroi i Austin në ndeshjen kundër San Jose Earthquakes.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, u aktivizua në fushë në minutën e 66 dhe ishte vendimtar në dërgimin e ndeshjes në penallti. Në minutën e 115, teksa skuadra e tij po humbiste, beratasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke rikthyer baraspeshën.

Më pas Uzuni realizoi sërish gjatë penalltive me Austin që u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Sulmuesi 30-vjeçar është kthyer në një lider tek ekipi amerikan. Deri më tani, Uzuni ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 1 tjetër, duke qenë një nga protagonistët kryesorë dhe shtyllat e skuadrës.

 

myrto uzuni sulmuesi shqiptar austin

Lini një Përgjigje