TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2025, 23:09

Çelsi kalon pa probleme Fluminensen dhe kualifikohet në finalen e Botërorit të Klubeve, debutim ëndrrash për blerjen e re

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi kalon pa probleme Fluminensen dhe kualifikohet në finalen e

Çelsi është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube. Në gjysmëfinalen e luajtur në “MetLife Stadium” në Nju Xhersi, mes Fluminense dhe Çelsit në fund ishin londinezët ata që fituan.

Sfida u zhbllokua shpejt, falë blerjes më të fundit të Çelsit, Zhoao Pedro, për të cilin pagoi 60 milionë paundë te Brajton. Ylli brazilian shënoi një supergol me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 17. Sulmuesi nuk e festoi golin, duke qenë se ka dalë pikërisht nga ekipi i Fluminenses, para se të transferohej në Angli.

Në minutën e 26, brazilianët iu afruan golit të barazimit, por Mark Kukureja me një ndërhyrje fantastike largoi topin që po shkonte drejt rrjetës. Në minutën e 36, Trevoh Shalobah preku topin me dorë brenda zonës dhe arbitri kryesor i takimit dha penallti, por pasi pa pamjet pas ndërhyrjes së VAR, anuloi vendimin e mëparshëm. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për londinezët.

Në minutën e 56 ishte sërish Zhoao Pedro, i cili me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë dhe sërish nuk festoi. Në minutën e 65, Çelsi iu afrua golit të tretë me Nkunku, por kapiteni Tiago Silva bëri një ndërhyrje vendimtare në fund duke i thënë “JO”.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Çelsi fiton 0-2 dhe shkon në finalen e madhe, aty ku do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, PSG-Real Madrid. Ky takim do të luhet nesër në mbrëmje në orën 21:00

çelsi fluminense botërori i klubeve

Lini një Përgjigje