TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2025, 22:58

Festë në frymën e fundit në “Arena Egnatia”, rrogozhinasit mposhtin Breidablikun; me një këmbë në turin tjetër të Champions

Shkruar nga Pamfleti

Festë në frymën e fundit në “Arena Egnatia”,

Përfundon me fitoren minimale të Egnatias ndeshja e luajtur në “Arena Egnatia” mes Egnatias dhe Breidablikut e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League.

Rrogozhinasit u “tronditën” që në minutën e 14 të takimit, pas Ndreca la fushën e lojës i dëmtuar. 4 minuta më vonë, Lushkja dhe Selmani iu afruan golit, por pa rezultat.

Në minutën e 26, ishte radha e miqve nga Islanda për të rrezikuar portën e Egnatias, por Sota u tregua i vëmendshëm.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 56, Egnatia iu afrua sërish golit me Bakajokon, por nuk ia arriti. Në minutën e 74, Poçi bëri dy super gjuajtje, por gjuajtjet e tij spektakolare nuk shkojnë në fundin e rrjetës.

Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim pa gola, Ildi Gruda bëri heroin për Egnatian në minutën e 90+3, duke i dhënë fitoren, por nga ana tjetër dërgon ekipin e tij me rezultat pozitiv në Islandë për ndeshjen e kthimit.

Ky takim mes këtyre 2 skuadrave do të luhet javën e ardhshme në Islandë, aty ku Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova do të kërkojë kualifikimin për në raundin e dytë të Champions League.

egnatia breidablik champions league

Lini një Përgjigje